Përfaqësuesja e Kosovës U19 pret Uellsin U19 në kuadër të ndeshjes së tretë në Grupin 10 për kualifikimet e Euro U19.
Dardanët e rinj kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, teksa tani kërkojnë pikët e para.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga Ramiz Krasniqi pësoi humbje nga Norvegjia dhe Gjeorgjia.
Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë që pritet të fillojë nga ora 15:00.
Formacionet zyrtare:
Kosova U19: Ajeti, Xhemaili, Shabani, Spahiu, Morina, Ademi, Shala, Neziri, Mjekiqi, Fazliu, Bunjaku.
Uellsi U19: Beach, Davies, Baker, Williams, Jones, Hughes, Raymond, Popov, Lannin-Sweet, Viggars, Harris. /Gazeta Olle/





