Agjencia Zhurnal.mk.

Kostadinovska Stojçevska: Nuk do të ketë censurë, historia nuk do të jetë burg për ne por mësim

Shkup, 28 korrik – Ndaloni me interpretimin e lirë të marrëveshjeve ndërkombëtare, bashkëpunimi me Bullgarinë ka kohë që është aktiv dhe nuk është diçka e re, ujin e ngrohtë nuk e kemi shpikur por duhet të shkojmë në Evropë. Historia nuk duhet të jetë më burg për ne, por mësim, deklaroi sot ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Kostadinovska-Stojçevska thekson se Ministria e Kulturës në asnjë moment nuk do të censurojë asgjë.

Ky vend duhet të ndërtojë bashkëjetesë, ndërsa historia është ajo që është dhe nuk duhet të interpretohet si gjuhë urrejtjeje, nënvizoi ministrja.

“Ju bëni interpretime të lira të Marrëveshjes së miqësisë. Ministria e Kulturës nuk do të censurojë në asnjë moment, të gjithë kanë të drejtën e krijimtarisë. Ne sponsorizojmë artin dhe krijimtarinë e një kategorie shumë më të lartë qytetarësh dhe shpresoj se ju nuk do ta interpretoni kështu këtë Marrëveshje së miqësisë. Bashkëpunimi me Bullgarinë ekziston prej kohësh, ne nuk kemi shpikur ujin e ngrohtë, por duhet të shkojmë në Evropë, të ndërtojmë bashkëjetesën. Mos i shtrembëroni përpjekjet që janë bërë, se Ministria do të censurojë dhe se do të vendosë kufij”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky