Shkup, 28 korrik – Me rishikimin e buxhetit i cili para një periudhe të caktuar ishte votuar në Kuvend, ulja e buxhetit të kulturës është 34,6 për qind dhe kjo është nga pjesa e programit. Bëmë ulje ose ridedikim të mjeteve nga ato pika ku konsideruam se është e mundur dhe ku do të jetë më e qëndrueshme, deklaroi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.
Ajo sqaroi se pjesë më të madhe të uljes ka pësuar pjesa programore e Ministrisë së Kulturës.
“U bënë ulje shtesë nga buxheti i vetë Ministrisë së Kulturës, dhe këto ishin mjete të destinuara për blerjen e pajisjeve të reja TIK në Ministrinë e Kulturës, shpërblime për punonjësit e Ministrisë së Kulturës, që vijon dhe ekziston në buxhet, e jo në institucionet e tjera kulturore, që të mund t’i mbajmë ato projekte dhe ata shfrytëzues që të ardhurat e vetme i kanë pikërisht nga Ministria e Kulturës, e kjo është skenë e pavarur dhe shfrytëzues të tjerë”, deklaroi Kostadinovska-Stojçevska pas takimit të sotëm me mediat.
Ministrja e Kulturës bën me dije se janë duke biseduar intensivisht me të gjitha institucionet kombëtare nëse mund të solidarizohen dhe të lejojnë uljen e një pjese të programit të tyre sepse këto ulje bëhen për të ruajtur pagat e punonjësve në institucionet e kulturës. Ai shtoi se punonjësit e Ministrisë janë në nivel të administratës publike dhe aty, siç tha ai, ende nuk është rregulluar rritja e pagave të tyre.
Kostadinovska -Stojçevska sqaroi se kjo ulje e buxhetit në Ministrinë e Kulturës është bërë edhe për shkak të shpenzimeve të rritura për energji elektrike, të cilën Ministria e këtij dikasteri i paguan në emër të institucioneve të kulturës.
Ajo theksoi se investimet kapitale do të pësojnë uljen më të vogël, pra do të ketë ridedikim më të vogël të mjeteve nga investimet kapitale në këtë segment, qoftë për paga ose qoftë për energji elektrike. Ajo shtoi se për të pasur një skenë kulturore aktive duhet të kemi institucione që do ta bëjnë të mundur këtë sepse edhe shfrytëzuesit e tjerë i realizojnë projektet e tyre më së shumti në institucionet kulturore.
Ministrja e Kulturës theksoi se nuk do të ndërpriten investimet në objekte, gjegjësisht në përmirësimin e objekteve dhe ndërtim të objekteve të reja në sferën e kulturës.