Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Aggeler: Mbështetje nga SHBA-të për procesin e integrimit evropian të RMV-së

Shkup, 18 maj – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Takimi, thonë nga atje, është në kuadër të dialogut të rregullt me ​​ambasadoren amerikane për temat e përbashkëta të agjendës në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington, veçanërisht në pritje të hapave të ardhshëm në procesin e integrimit evropian të vendit.

Reciprokisht u theksua përkushtimi për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve miqësore, dypalëshe dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si aleate në NATO, por edhe si dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta”, thuhet në deklaratë.

Ambasadori Aggeler, shtojnë nga atje, përcolli vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar lart vendimet e mëparshme të marra nga Qeveria në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje të begatë në kuadër të BE-së dhe NATO-s.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky