Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski dhe Quçuk kanë biseduar për dinamikën e re të vendosur në marrëdhëniet ndërmjet qeverive në Shkup dhe Sofje

Shkup, 3 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili është në vizitë të tij të parë në Bruksel sonte mbajti një takim joformal me eurodeputetin dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk, njoftoi Qeveria në profilin e saj zyrtar në Fejsbuk.

“Kryeministri Kovaçevski, zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ministri Osmani në Bruksel realizuan edhe takim joformal me eurodeputetin bullgar dhe raportues për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, në të cilin kanë shkëmbyer mendime për dinamikën e re të vendosur në marrëdhëniet mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, qëndron në profilin e Fejsbukut të Qeverisë.

Sonte Kovaçevski duhet të takohet me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.

Kryeministri Kovaçevski nesër do të ketë takime me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot e filloi vizitën e tij të parë në Bruksel me takim në selinë e NATO-s me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky