Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Dimitrov është i pakënaqur që nuk është pjesë e qeverisë, ai ka marrë pjesë në ndërtimin e pozicioneve për Bullgarinë

Shkup, 12 janar – Kemi pozicione të qarta shtetërore për bisedimet me Bullgarinë, kemi miratuar Rezolutë në Kuvend, të cilën e kanë përkrahur të gjitha partitë, tha kryetari i LSDM-së dhe mandatar për kryeministër, Dimitar Kovaçevski pas konferencës së sotme për shtyp të kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Përshtypja ime është se bëhet fjalë për pakënaqësi të shprehur personale për përfundimin pjesëmarrjes së tij në Qeveri. Kjo që thotë nuk është aspak e vërtet”, mendon Kovaçevski.

Dimitrov, shtoi ai, ishte personalisht pjesë e ndërtimit të atyre pozicioneve.

– Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë temë bisede. A është Dimitrov kundër këtyre pozicioneve të vendosura shtetërore në lidhje me bisedimet me Bullgarinë dhe në cilën pjesë duhet të thotë vetë. Qytetarët duhet të jenë të qetë se Qeveria do t’i mbrojë plotësisht interesat kombëtare, ndërsa negociatat në asnjë mënyrë nuk janë rrezikuar me largimin e Dimitrovit”, thotë Kovaçevski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky