Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Do të mbështesim zgjidhje që secili qytetar të mund ta realizojë të drejtën e votës

Shkup, 5 mars – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se partia e mbështetë propozimin që qytetarët të cilët kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit, të mund të votojnë.

Ai në konferencën për shtyp pas vizitës në bodrumin e verës Bërzanov në vendbanimin Trubarevë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se propozimi është diksutuar që nga fundi i vitit të kaluar.

Lidhur me numrin e qytetarëve të cilët nuk posedojnë dokumente persosnale, tha se nuk mund ta thotë numrin e saktë, por se duhet t’u sigurohet e drejta për të votuar në zgjedhje.

Kovaçevski gjithashtu tha se sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, LSDM do të ketë bartës në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore.

Sa i përket mbështetjes së kandidatëve presidencial në rrethin e dytë, ai tha se të gjithë qytetarët të cilët janë angazhuar që shteti të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030 do të votojnë për Stevo Pendarovskin.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky