Shkup, 4 qershor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dënoi djegien e objektit të Qendrës Kulturore bullgare në Manastir.
“Në shekullin e 21-të me djegie nuk arrihet asgjë. I kam dhënë udhëzime të qarta institucioneve kompetente për zbardhjen e menjëhershme të rastit. Provokime të tilla nxitëse kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes popullit maqedonas dhe bullgar. Andaj u bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz dhe me autorët do të merren institucionet”, shkroi kryeministri Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.