Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski e përfundoi vizitën zyrtare në Beograd

Beograd, prill – Ministrja e Xehtarisë dhe Energjetikës e Republikës sël Serbisë, Dubravka Gjedoviq sot në aeroportin “Nikolla Teslla” në beograd e përcolli delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ishte për vizitë zyrtare një Republikën e Serbisë.

Kovaçevski të premten u tkaua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq dhe me kryetarin e Kuvendit, Vlladimir Orliq.

Në takimet e kryeministrave dhe ministrave të të dy qeverive u nënshkruan tre memorandume, mes të cilave edhe Memorandumi për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e xehtarisë dhe energjetikës, që e nënshkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrja Dubravka Gjedoviq, memorandumin për mirëkuptim mes dy qeverive për masat për përmirësim të lëvizjes së personave dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror nga ministrat e punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe Bratisllav Gashiq dhe memorandumin për bashkëpunim për sistem interoperabil elektronik për pagesë të taksës rrugore, si pjesë e procesit të Ballkanit të Hapur, të cilin e nënshkroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski me ministrin serb të Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në tkaim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski vlerësoi se marrëdhëniet mes dy shteteve janë më të mira në historinë më të re, përderisa kryeministri Kovaçevski theksoi se tashmë nuk ka çështje të hapura mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se partneriteti mes dy vendeve është shembull për rajonin.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky