Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski i përgjigjet Taravarit: Nuk është prioritet heqja e 20%

Shkup, 18 maj – Heqja e formulimit “20 për qind” nga Kushtetuta dhe zëvendësimi i tij me “gjuha shqipe” nuk bën pjesë në listën e prioriteteve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski pavarësisht deklarimeve të partnerit të tij qeverisës, kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit se nuk do të heqin dorë nga kjo kërkesë.

Për Kovaçevskin, aktualisht fokusi duhet të jetë tek përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Në kuadër të grupit të punës po zhvillohen diskutime për ndryshimet kushtetuese. Prioritet është përmbushja e kushteve që dalin nga korniza e negociatave dhe prandaj duhet t’i përmbahemi asaj”, deklaroi sot Kovaçevski.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ditë më parë në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, nga Uashingtoni theksoi se partia e tyre mbështet ndryshimet kushtetuese, por kërkon heqjen e 20 % dhe zëvendësimin me gjuhën shqipe në Kushtetutë.

“Kërkesa jonë është heqja e 20%. Në Maqedoni gjuhën shqipe e kemi zyrtare, por quhet gjuha të cilën e përdorin 20% e qytetarëve dhe kërkesa jonë është që 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe. Këtë e pëkrahin të gjitha partitë politike shqiptare, por edhe partitë politike maqedonase deklarativisht”, u shpreh kreu i ASH-së, Taravari. Ai shtoi se kërkesa e tyre do të shkojë deri në fund, në mënyrë që gjuha shqipe edhe zyrtarisht të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky