Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Koja: Vendi i gatshëm të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në

Shkup, 1 prill – Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski është takuar me Klemens Kojën, shef i misionit të OSBE-së në Shkup.

Në takim, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar janë shprehur përgëzime deri te kryeministri Kovaçevski për mandatin. Pastaj është biseduar për më shumë çështje aktuale siç është kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, sfidat e luftës në Ukrainë, proceset reformuese në vend, implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR rreth zgjedhjeve, çështja rreth eurointegrimeve.

Në takim është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në me çka janë theksuar edhe përgatitjet që bëhen në atë drejtim.

Lidhur me reformat, bashkërisht është vlerësuar se me rëndësi është të ketë angazhim nga ana e të gjitha subjekteve politike në vend për të gjitha çështjet me interes për qytetarët dhe vendin.

Kryeministri Kovaçevski ka njoftuar se ai dhe Qeveria në tërësi janë të fokusuar në tejkalimin e sfidave të luftës në Ukrainë dhe se koalicioni qeveritar është stabil, bisedimet me kryeministrin Petkov në Bullgari janë në nivel konstruktiv nga dy palët, ndërsa integrimet e vendit janë me rëndësi për perspektivat e qytetarëve në vend si dhe stabilitetin në rajon dhe BE-në, informojnë nga Pres shërbimi qeveritar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky