Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Kurti: Çdo takim është nxitje për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh

Athinë, 8 prill – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij të punës dhe pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, realizoi takim me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, të dy kryeministrat i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si jashtëzakonisht të mira dhe diskutuan për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim u vlerësua se seanca e përbashkët e qeverive të dy vendeve e planifikuar për në qershor të këtij viti është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Kovaçevski dhe Kurti theksuan se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të krijojnë politika koherente dhe konsistente që do të rrisin konkurrencën e rajonit, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohet një standard më i lartë i jetesës për të gjithë qytetarët.

Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë, ndërsa intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të ndajë përvojat në të gjitha fushat në të cilat Republika e Kosovës do të shprehë interesin për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky