Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Me mbrojtjen e gjuhës maqedonase e mbrojtëm edhe thelbin e ekzistimit tonë

Shkup, 6 maj – Jam krenar që si shtet, si popull, arritëm të fitojmë një shans për të vendosur statusin e gjuhës standarde maqedonase në legjislacionin evropian. Të njihet dhe respektohet nga miqtë tanë ndërkombëtarë, diplomatët, shtetarët, të jetë e barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur në pritjen me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase, që u mbajt në kuadër të vizitës së tij në SHBA.

Kovaçevski theksoi se më 5 maj i bëjmë respekt gjuhës maqedonase dhe të gjithë krijuesve të gjuhës së shkruar, letrare dhe standarde maqedonase. Kujtojmë se në vitin 2019, Qeveria e shpalli këtë ditë Ditë të Gjuhës Maqedonase për nder të 5 majit 1945, kur Qeveria Popullore e Republikës Popullore të Maqedonisë miratoi alfabetin e gjuhës maqedonase si shkrim zyrtar të shtetit.

Kryeministri theksoi sfidat në pjesën e negociatave për futjen praktike të gjuhës maqedonase në KB, në NATO dhe në fund në gjuhët e BE-së, por, siç theksoi, me nënshkrimin e Marrëveshja me FRONTEKS-in dhe ratifikimin e saj, gjuha maqedonase u ngrit në nivel të barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian.

Kjo, potencoi, në praktikë është marrëveshja e parë që është nënshkruar në të gjitha gjuhët në BE dhe në gjuhën maqedonase dhe që është miratuar nga të gjitha anëtaret e BE-së, përfshirë edhe Greqinë dhe Bullgarinë.

“Me mbrojtjen e gjuhës maqedonase, ne mbrojtëm edhe identitetin tonë, kulturën tonë dhe i vendosëm ato si pjesë e mozaikut të gjuhëve evropiane dhe diversitetit evropian. Gjuha maqedonase formëson identitetin tonë, trashëgiminë tonë kulturore, prandaj kushti ynë, nga i cili nuk kemi devijuar para fillimit të negociatave, ishte që gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare dhe e vetme zyrtare. Është sukses historik që gjuha maqedonase do të flitet zyrtarisht në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet evropiane. Nuk ka fusnota, shtesa, shpjegime, yje për identitetin dhe gjuhën – gjuha maqedonase është gjuhë maqedonase!”, tha Kovaçevski.

Duke theksuar se gjuha është rrënja me të cilën rritemi, tha se ajo është shtylla jonë e arsimit, kulturës dhe kuptimit tonë kombëtar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky