Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski në Uashington në takime me Blinkenin, Eskobar,in Sholen, senatorë dhe kongresmenë

Shkup, 8 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër vazhdon me vizitën e punës dyditëshe në Uashington.

Në Uashington, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski është parashikuar të realizojë takim me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndihmës sekretarin  shtetëror të SHBA-së, Gabriel Eskobar, zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhanatan Fajner, këshilltarin e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Shole, të dërguarin special dhe koordinator i Qendrës për angazhim global të Departamentit të shtetit të SHBA-së, Xhejms Rubin,  por edhe me disa senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, ndër të cilët Debi Dingel, Kris Marfi, Blendan Bojl.

Kovaçevski njëherit do të realizojë takim edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik (Atlantic council).

Si pjesë e vizitës së punës në Uashington, kryeministri Kovaçevski do ta vizitojë universitetin prestigjioz “Xhon Hopkins” në Uashington ku pas takimit me dekanin Xhejms Stajnberg, kryeministri do të mbajë fjalim edhe ligjëratë për sfidat dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, duke e marrë parasysh nevojën për zhvillim të shpejtë të rajonit.

Sipas agjendës, është planifikuar edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në SHBA. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky