Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Nehamer: Integrimi evropian është çështje sigurie për rajonin dhe Europën

Shkup, 3 qershor – Është koha që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në duke hapur kapitujt e negociatave, është një nga gjetjet e përbashkëta nga takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kancelarin austriak Karl Nehamer , me ç’rast u theksua se çdo shtyrje mund të ketë pasoja të rënda sigurie për rajonin dhe Evropën.

Kryeministri, i cili u takua me Nehamer në margjinat e konferencës së sigurisë GlobeSec 2022 në Bratislavë, e theksoi mbështetjen e fortë të Austrisë për vendin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit dhe mbështeti kancelarin Nehamer për vazhdimësinë e angazhimit të tij të jashtëzakonshëm dhe të veçantë me çka i motivon vendet e Ballkanit Perëndimor të qëndrojnë të fokusuara në synimet evropiane dhe në të njëjtën kohë inkurajon dhe kujton vendet anëtare të BE-së që të përmbushin premtimet e tyre ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, të dy kryeministrat theksuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të lidhjeve dypalëshe politikisht dhe ekonomikisht me perspektiva të hapura për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Kovaçevski dhe Nehamer shprehën kënaqësinë për rritjen e dukshme të investimeve austriake në Maqedoninë e Veriut dhe interesin e madh për bashkëpunim të ri ekonomik dhe projekte në fushat: burimet e ripërtëritshme të energjisë, ndërtimtaria, bankat dhe sigurimet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky