Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski nesër në Beograd në takime me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

Beograd, 30 mars Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër në Beograd do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në ndërtesën e Sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, informojnë nga Shërbimi për bashkëpunim me mediat të presidentit serb.

Në kumtesë theksohet se takimi do të mbahet në orën 09:00, ndërsa pas takimit do të lëshohet komunikatë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, vizita zyrtare në Beograd e delegacionit nga Maqedonia e Veriut me në krye kryeministrin Kovaçevski ku marrin pjesë edhe disa ministra do të vazhdojë në Pallatin e Serbisë ku do të ketë ceremoni zyrtare të pritjes si dhe takim sy më sy me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq pas së cilës do të mbahet mbledhje plenare e delegacioneve qeveritare, ku pastaj kryeministrat do të mbajnë konferencë shtypi.

Siç bën të ditur Zyra për bashkëpunim me mediat e Qeverisë serbe është paraparë edhe ceremoni e nënshkrimit të më shumë dokumenteve në prani të Bërnabiqit dhe Kovaçevskit.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rishikuar dhe miratuar Informacionin për Memorandum dhe mirëkuptim midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë për masat për përmirësimin e lëvizjes së personave dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror dhe ka pranuar tekstin e harmonizuar.

Qëllimi i Memorandumit, sipas propozuesit, Zyrës së kryetarit të Qeverisë, është që bashkërisht të rishikohen mundësitë dhe të merren masa për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, veçmas përmes vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.

Me Memorandum të dyja palët shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të rrugëve hyrëse deri në vendkalimin kufitar, vendosjen apo përmirësimin e sinjalizimit në komunikacion, vendosjen e procedurave të reja për kontroll të kufirit për kalim të shpejtë të udhëtarëve dhe kontroll të personave dhe automjeteve në vendkalimin kufitar.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhje të Memorandumit për mirëkuptim – projekt për pagesë elektronike nëpër pikëpagesa rrugore- vendosjen e një sistemi elektronik ndërveprues për pagesë në pikëpagesat rrugore dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit.

Ky Memorandum, sipas propozuesit, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është me qëllim të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë për të kontribuuar në përmbushjen e qëllimeve të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe kufijve të hapur si dhe vazhdimin e zhvillimit, modernizimin dhe integrimin e infrastrukturës rrugore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

null

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky