Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbetet në qëndrimin se pas rritjes së pagës minimale duhet të rriten edhe pagat e tjera, por, siç tha, jo përnjëherë sepse kjo mund të shkaktojë presion inflator. Bisedimet me sindikatat që të gjenden zgjidhje vazhdojnë, thekson Kovaçevski, por nuk është mirë që së pari u paralajmëruan ose tashmë po organizohen greva si formë e presioneve, për atë që në fund zgjidhje me të cilin do të jenë të kënaqur të gjithë duhet të gjendet përgjatë bisedimeve.
“Konsideroj se duhet të rriten të gjitha pagat, megjithatë ajo rritje e pagave duhet të bëhet përgjatë kornizës metodologjike e cila nuk do të bëhet menjëherë në një moment sepse, kjo mund të shkaktojë presion plotësues inflator prej të cilit askush nuk do të ketë interes duke pasur parasysh atë që inflacioni i rritur vetëm do t’i marrë të ardhurat të cilat i kanë punëtorët. Për këtë shkak edhe MPPS dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe ministri i Financave dhe ministri i Arsimit janë në bisedime të vazhdueshme me të gjithë sindikatat të cilat mbulojnë degë të ndryshme të shoqërisë”, tha kryeministri në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.
Ai përkujtoi se që nga viti 2017 e këtej, pjesa më e madhe e pagave janë rritur për më shumë se 20 për qind. Në arsim, tha, pagat ishin rritur për 21 për qind gjatë viteve të kaluara, pagat e mjekëve ishin rritur, njëjtë si edhe kapitullimet në shëndetësi. Ai shtoi se e gjithë kjo është arritur me bisedime dhe se ashtu do të vazhdohet edhe në periudhën e ardhshme.
“Megjithatë, gjithashtu ka një gjë të rëndësishme. Nuk është mirë për dialogun ekonomik-social së pari të paralajmërohet grevë, ndërsa më vonë nën presion të vihet me bisedime me Qeverinë. Edhe në kushte të tilla Qeveria bisedoi normal me të gjithë përfaqësuesit e sindikatave dhe unë jam i sigurt se në fund të ditës do të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë në kënaqësinë e të dyja palëve dhe të punëtorëve dhe gjithsesi të atyre të cilët i paguajnë tatimet që të paguhen ato paga”, tha Kovaçevski.
Theksoi se i ka lutur të gjitha sindikatat të cilat merrnin pjesë në dialogun social, paga minimale të mos jetë shkak për fillimin e protestave sa i përket rritjes së pagave.
“Pse? Sepse ata janë punëtorët që punojnë në fabrika, të cilët punojnë në sektorë shërbyes, të cilët dominojnë me 85 deri 90 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve të pagës minimale në sektorin privat. Ai sektor privat i paguan pagat e të gjithëve që punojnë në sektorin publik. Sektori publik ka 138 mijë të punësuar. Ata 138 mijë të punësuar i marrin pagat e tyre falë kontributeve, të tatimeve të cilat i paguan sektori privat. Dhe ky nuk duhet të jetë shkak që të bëhet presion dhe të bëhen protesta”, theksoi Kovaçevski.
Sipas tij, të gjithë qytetarët duhet të kenë parasysh se në çfarë situatë ekonomike gjendet bota, ndërsa me këtë edhe vendi.
“Shpresoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm se bota, Evropa dhe vendi janë në krizën më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo krizë ekonomike po ndikon në rritjen e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe nëse shikoni normat e inflacionit në SHBA dhe Gjermani, në BE ato janë identike me tonat sepse inflacioni importohet këtu për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave, naftës dhe derivateve të naftës, energjisë elektrike”, tha kryeministri, duke kujtuar se si Qeveri kanë marrë një sërë masash për të mbështetur qytetarët që të kapërcejnë pasojat e një krize të tillë.