Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Nuk do të ketë kufizime të rrymës

Shkup, 30 dhjetor – Kreu i LSDM-së dhe kryeministri në ardhje, Dimitar Kovaçevski thotë se reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mobilizimi i gjithë kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike kontribuuan që të parandalohet shtrenjtimi enorm i rrymës elektrike.

Sipas tij, është arritur sukses i madh për shkak se çmimi i ri është shumë larg nga parashikimet për shtrenjtim prej 25%.

“Ruhet tarifa e lirë e rrymës elektrike natën dhe gjatë ditës së diel, ndërsa kufizime nuk do të ketë. Qeveria siguroi edhe 60 milionë denarë ndihmë me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve që janë kategori e rrezikuar”, theksoi Kovaçevski.

Kujtojmë se KRRE sot publikoi çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 20222 dhe shtrenjtimi do të jetë për 9.48%.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky