Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski, Pendarovski e Xhaferi urojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

Shkup, 19 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dërgoi letër me të cilën ua uron festën e madhe të krishterë – Epifaninë – Ujin e Bekuar, kreut të Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, arqipeshkvit të Ohrit dhe të Maqedonisë së Veriut, z.z. Stefan, Sinodit të shenjtë arkierik, priftërinjve të KOM – AO dhe të gjithë besimtarëve të cilët sot e festojnë këtë ditë.

“Simbolika e festimit shekullor të Epifanisë – Ujit të Bekuar në Kishën dhe traditën popullore, që përkujton me pagëzimin e krishtit në lumin Jordan, ka kuptim të thellë dhe thelbësor, sepse udhëzoin për ripërtëritje të pjesës së pashmangshme të zhvillimit shpirtëror të personalitetit, por edhe të bashkësisë”, qëndron në letrën e Kovaçevskit.

Sipas kryeministrit, sot e mirë e përbashkët është të sigurohet paqja dhe të sigurohen ekzistenca dhe prosperiteti me mirëkuptimin, kujdesin për njëri-tjetrin dhe me mbështetje të përbashkët të zhvillimit. Si sfidë dhe obligim i secilit njeri të ndërgjegjshëm, siç ceket, dhe jemi thirrur të gjithë drejt këtij qëllimi t’i bashkojmë synimet tona.

“Qoftë e lumtur dhe e përjetshme festa e madhe e Epifanisë – Ujit të bekuar”, shkroi kryeministri Kovaçevski në letrën drejtuar kreut të KOM – AO-së, z.z. Stefanit.

Xhaferi: Uji, i cili është simbol i Epifanisë, të largojë të gjitha pengesat dhe vështirësitë

Kam kënaqësinë që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim t’ju dërgoj urime me rastin e festës së madhe, Epifanisë – Uji i Bekuar dhe ju uroj që ta pritni festën mbi të gjitha me shëndet, në paqe, qetësi, mirëqenie dhe përparim familjar, ka shkruar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në urimin e tij për besimtarët ortodoks.

Të përballur çdo ditë me sfida të një natyre krejt të ndryshme, si ato ekonomike, shëndetësore, politike dhe sigurisht të sigurisë, kam për detyrë, siç thekson Xhaferi në mesazhin e urimit, të shfrytëzoj çdo mundësi dhe çdo mënyrë për të dërguar një mesazh për bashkim të mendimeve, dëshirave dhe shprehjeve të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, partiake apo ndarjeje mbi çfarëdo baze.

“Synimi i vetëm dhe më i rëndësishëm për të gjithë ne do të jetë gjithmonë një e ardhme e begatë dhe e sigurt, për paqen në vend, për një shoqëri të barabartë, të drejtë, të avancuar dhe mbi të gjitha humane, në të cilën të gjithë do të ndihen të barabartë dhe do të kujdesen njëlloj për përparimin personal dhe kolektiv të vendit. Me përgjegjësi dhe ndërgjegje, duke kapërcyer kufijtë që ngushtojnë horizontet tona, le të hedhim poshtë paragjykimet, stereotipet dhe të hapim mendjen dhe zemrën tonë për të gjetur një arsye për bashkim dhe jo për të krijuar boshllëqe dhe përçarje. Është e lehtë të shkatërrosh, është guxim të ruash dhe të ndërtosh mbi atë që është krijuar për të qëndruar përgjithmonë. Uji që është simboli i Epifanisë, le t’i largojë të gjitha pengesat dhe vështirësitë dhe na ndihmoftë me mendje të kthjellët dhe qëllim të qartë për të marrë vendime politike të cilat vlejnë jetë për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Xhaferi në urim me rastin e festës së sotme të Epifanisë – Uji i Bekuar.

Pendarovski: Simbola e ujërave të pastruara le të jetë motiv për pastrim shpirtëror dhe inspirim për vepra të mira

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së krishtere Uji i bekuar, i uroi të gjithë qytetarët të cilët e festojnë festën sipas kalendarit julian dhe kryetarit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvia e Ohrit zoti Stefani.

“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’ju uroj festën e madhe të krishterë të Ujit të bekuar dhe sinqerisht t’ju uroj mbi të gjitha shëndet, gëzim, lumturi dhe begati.

Akti i hedhjes së kryqit edhe këtë vit do të na tubojë pranë ujërave tanë që ta dëshmojmë thirrjen e Zotit dhe t’i mbushim zemrat me shpresë e besim.

Le të jetë simbolika e ujërave të pastruar motiv për pastrim shpirtëror dhe frymëzim për vepra të mira.

Për shumë mot Uji i bekuar!”, shkroi presidenti Pendarovski në urimin në rastin e festës së krishtere – Uji i bekuar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky