Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Piç: Maqedonia e Veriut kontribuon në stabilitetin rajonal dhe evropian

Shkup, 27 tetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, u takua me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Ser Stjuart Piç, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u diskutua për çështje aktuale në kontekstin rajonal dhe global, në drejtim të stabilitetit dhe paqes në Evropë dhe në botë.

“Në këtë drejtim, u përshëndetën vendimet e Qeverisë që mundësuan fillimin e bisedimeve dhe përparimin në procesin e integrimeve evropiane si synim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë si të rajonit ashtu edhe të Bashkimit Evropian. U theksua nevoja e fokusimit të të gjitha subjekteve politike në vend në politikat e zgjidhjeve, në vend të politikave të bllokadës dhe të keqkuptimeve, veçanërisht duke pasur parasysh kontekstin aktual politik të sigurisë globale”, thuhet në kumtesën për takimin midis Kovaçevskit dhe Piçit.
Në të njëjtën kohë, u vlerësua si e rëndësishme vendosja e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me politikat e vendeve të Evropës, në raport me situatën në Ukrainë dhe kontributin e vendit tonë, përmes politikave të miqësisë dhe dialogut, në stabiliteti rajonal.

Njëkohësisht, u shprehën urimet për marrëveshjen e nënshkruar FRONTEKS, dje në Shkup, në gjuhën e pastër maqedonase, me të cilën u konfirmua njohja dhe respektimi i gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas nga ana e Bashkimit Evropian.

Që atje informojnë se kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për tërë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në proceset demokratike, integruese, reformuese dhe të gjitha proceset e tjera të rëndësishme për qytetarët e vendit tonë.

Mbretëria e Bashkuar, siç u kumtua, është një partner dhe mik i madh strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimi vazhdon të avancohet në këtë drejtim.

Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të anëtarësimit në NATO është vlerësuar i rëndësishëm, me vendosmëri të shprehur për avancim të mëtejmë.
Në takim u diskutuan sfidat në fushën e energjisë, si pasojë e luftës në Ukrainë, si dhe u diskutuan mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme në këtë drejtim, si në vendin tonë ashtu edhe rreth një nevoje të tillë në vendet e tjera evropiane.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky