Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Pres zgjedhje demokratike dhe fitore të Pendarovskit dhe koalicionit “Për një të ardhme evropiane”

Shkup, 1 prill – Pres që zgjedhjet të jenë demokratike sikurse ato të mëparshme lokale dhe ato të mëparshme parlamentare dhe fitore e kandidatit për president Stevo Pendarovski dhe të Koalicionit “Për një të ardhme evropiane”, të udhëhequr nga LSDM-ja, deklaroi lideri i partisë dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Përsa i përket zgjedhjeve, pres që të jenë zgjedhje demokratike. Ne dëshmuam se zgjedhjet pas vitit 2016 në Maqedoni janë zgjedhje demokratike, kemi ndërtuar institucione demokratike, kemi rikthyer demokracinë. Ju e dini se deri në vitin 2016 kemi qenë një shtet i robëruar në të cilin institucionet janë keqpërdorur nga një parti politike VMRO-DPMNE. Pres që këto zgjedhje të jenë demokratike sikurse ato të mëparshme lokale dhe parlamentare të mëparshme. Pres fitoren e kandidatit për president Stevo Pendarovski dhe fitoren e koalicionit për ardhmëri evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja, tha Kovaçevski pas pjesëmarrjes në takimin me organizatat e shoqërisë civile me temë “Bashkëpunimi dhe dialogu me shoqërinë civile – situata dhe perspektiva” organizuar nga SÇE.

I pyetur se kur do të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë me të cilët Koalicioni do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për 8 maj, Kovaçevski tha se ato do të dorëzohen gjatë ditës, përkatësisht brenda afatit ligjor.

LSDM dhe Koalicioni për një të ardhme evropian dje në Shkup promovuan “Programin për një të ardhme evropiane” dhe bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë me të cilët do të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky