Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në “Vizionin e verës në Ballkanin e Hapur” në Panairin e verës në Veronë

Verona, 2 prill – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski do të marrë pjesë në Panairin e 55-të ndërkombëtar të verës dhe pijeve alkoolike “VinItali”, që po mbahet në Veronë.

Gjatë vizitës në Itali, kryeministri Kovaçevski do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilët do të realizojnë takim trilateral, me fokus në nismën Ballkani i Hapur. Pas takimit është paraparë të mbahet edhe konferencë për shtyp, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq do të marrin pjesë në prezantimin e verërave nga tre vendet në standin e përbashkët “Wine vision by Open Balkan” në panairin “VinItali”. 

Republika e Maqedonisë së Veriut në Panairin e sivjetmë të verës dhe pijeve alkoolike në Veronë merr pjesë me mbi 60 lloje të verërave më cilësore të vendit, me prani të 14 bodrumeve të verërave dhe tre somelierë të shquar.

Panairi paraqet tubim të prodhuesve vendorë dhe ndërkombëtarë të verës nga e mbarë bota të cilët dëshirojnë të prezantohen në një prej manifestimeve më prestigjioze botërore të panaireve kushtuar verërave dhe kultivimit të kulturës së verës. 
 
Vitin e kaluar panairi “VinItali” ishte nikoqir i mbi 4.500 ekspozuesve nga e mbarë bota, u prezantuan mbi 15.000 etiketa të verërave nga mbi 40 vende. Panairin e vizituan mbi 100.000 adhurues të verës dhe përfaqësues të komunitetit afarist, prej të cilëve mbi 25.000 blerës, distribuues dhe importues nga 139 vende. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky