Shkup, 11 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Josifovë, të Vallandovës, e vizitoi qumështoren “Vardarec” e cila përfaqëson histori të suksesshme të një kompanie vendore me traditë, cilësi dhe ide shumëvjeçare për zhvillim.
“Më vjen mirë që me programin IPARD, ‘Vardareci’ ka synim zhvillimor afatgjat dhe vitin e kaluar këtu në zonën industriale në Josifovë hapën këtë fabrikë të re ku prodhohen produkte të ndryshme të qumështit. Ky është një tjetër tregues se me ndihmën e fondeve evropiane, kompanitë tona vendase mund të përmirësojnë dhe zhvillojnë prodhimin e tyre. ‘Vardareci’ është shembull i shkëlqyer i përfitimeve të IPARD-it dhe mbështetjes që na është dhënë nga Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski gjatë vizitës.
Me ndihmën e mbështetjes financiare për bujqit, shtoi, “Vardareci” shfrytëzon edhe subvencione për prodhimtari vetanake të produkteve bujqësore.
“Kjo Qeveri do të jetë gjithmonë një erë në shpinë dhe mbështetje e prodhuesve, kompanive dhe sektorit të biznesit. Jetojmë në kohëra me plot sfida, kohëra që kërkojnë përshtatje dhe reagim të shpejtë. Unë jam person përgjegjës, qeveria që drejtoj di të ndërhyjë ku dhe si duhet, por në të njëjtën kohë ne menaxhojmë me përgjegjësi financat publike. Për këtë arsye sollëm një pako masash që do t’i përgjigjen shumicës së sfidave të vendosura nga kriza ekonomike dhe energjetike”, tha Kovaçevski.
Ai në periudhën e ardhshme pret stabilizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, dhe siç tha ai, për këtë u kanë ndihmuar kompanive me pakon e fundit të masave antikrizë të prodhuesve të produkteve ushqimore, që të mund të lidhin marrëveshje me “EMV Shitje”, që të shfrytëzojnë rrymë më të lirë.
“Nuk ka prioritet më të madh nga përballja e krizës energjetike, mbrojtja e standardit jetësor dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive. Punojmë me përgjegjësi, racionalizëm, i shkurtojmë shpenzimet joproduktive e gjithë kjo me qëllim që të luftojmë me këtë krizë. Në këtë krizë më të madhen ekonomike – energjetike askush nuk do të lihet i vetëm”, tha kryeministri.
Si Qeveri, shtoi, nuk e kanë harruar drejtimin afatgjat, sepse, sipas tij, është tregues se ku shkojmë si shoqëri, ky është tregues se i ndjekim rrethanat globale drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë.
“Krijuam mundësi përmes ndryshimeve ligjore, që çdo qytetar, kompani shumë shpejtë dhe me procedura të thjeshta dhe me kushte të përshtatshme, të mund të vendosin termocentrale fotovoltaike për prodhimin e rrymës” tha kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se është me rëndësi që të gjithë bashkë ta tejkalojmë këtë periudhë të krizës.