Shkup, 8 shkurt – Kryeministri Kovaçevski pret stabilizim dhe ulje të goditjes së çmimeve në mesin e vitit. Në emisionin “200” në Alsat, ai foli për këtë temë duke përmendur analizat e ekspertëve.
“Ka parashikime, të cilat janë të ndryshme në mbarë botën, ndryshojnë nga institucioni në institucion, besojnë se nga mesi i vitit godjta e çmimeve do të ulet. Sipas asaj që kemi biseduar me ekspertët tanë, ata mendojnë se godjta e çmimeve në mesin e vitit duhet të zvogëlohet dhe të ketë njëfarë stabilizimi të çmimeve”, tha Kovaçevski.