Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi në Meje të Gjakovës: Kërkojmë zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek Kompleksi Memorial në Meje të Gjakovës, në 23 vjetorin e masakrës më të madhe që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë luftës ku janë vrarë e masakruar 376 civilë, në mesin e tyre, fëmijë gra e pleq.

Krasniqi është shprehur se Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e regjimit serb, qëllimi i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve.

“Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve. Por, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend. Lavdi martirëve të Masakrës së Mejës!”, ka thënë Krasniqi.

Sot kujtojmë 376 civilë të paarmatosur, të masakruar mizorisht nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të…

Posted by Memli Krasniqi on Wednesday, April 27, 2022

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky