Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi takohet me Escobarin: Fuqizimi i raporteve strategjike me SHBA-të i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, ka takuar Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit, njëherit të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me emisarin Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, ku Krasniqi është shprehur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”.

“Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky