Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi thotë se marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot në selinë e partisë së tij, ka pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Marti Ahtisaari.

Krasniqi ka bërë të ditur që gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe situatën aktuale politike, përfshirë këtu marrëveshjen e fundit në Ohër.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI). Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga Kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, marrëveshja e dakorduar në Ohër, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit, Albin Kurti.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”.

Derisa në përmbyllje, Krasniqi ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky