Agjencia Zhurnal.mk.

Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!

Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë ushqim të shëndetshëm për t’iu shmangur aditivëve të shumtë, të cilët çdo ditë na i ofrojnë. Për këtë shkak po ju sjellim recetën të cilën do ta pëlqeni!

Bëni vetë kremin nga lajthia bashkë me të cilin çdo ëmbëlsirë do të bëhet shumë e shijshme. Përgatitet shumë thjesht dhe me siguri do ta pëlqejnë bash të gjithë ta kenë në shtëpinë e tyre.

Nevojiten:

– 240 g lajthi të pjekura,
– 3 lugë mjaltë,
– 3 lugë kakao pluhur,
– 120 ml qumësht,
– 2 lugë aromë vaniljeje,
– pak kripë.

Përgatitja:

Lajthitë piqni 10 minuta në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius (kujdesuni të mos piqen shumë). Qëroni me leckë të thatë.

Në blender qitni më parë lajthitë, pastaj edhe të gjithë përbërësit e tjerë.

Përzieni disa minuta derisa të krijohet lyerje kramatoze.

Shijojeni.

Related posts

Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

D V

Racion sallate me fasule dhe avokado

D V

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky