Agjencia Zhurnal.mk.

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

Berlin, 19 prill – Pak ditë para zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut diaspora shqiptare në Berlin, ka dhënë fjalën për përkrahjen e koalicionit VLEN, për ndryshimin që pritet të ndodhë.

Këtë zotim e kanë dhënë të pranishmit në tubimin madhështor në të cilin mori pjesë kreu i alternativës, Afrim Gashi bashkë me liderët e koalicionit vlenë dhe kandidatin për President, Arben Taravari, njoftoi VLEN.

“Jam i nderuar, sepse sonte nuk jam këtu vetëm si Afrim, apo vetëm si lider i Alternativës, por si pjesë përbërëse e një koalicioni gjithëshqiptar në Maqedoninë e Veriut, Koalicionit VLEN, përpjekjes më serioze politike shqiptare për ndryshim në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Gashi para të pranishmëve.

Ai ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare janë bërë bashk në koalicionin e ndryshimit, sepse bashkimi VLEN.
“Ne jemi nisë për ndryshim, sepse populli ynë ka nevojë për barazi pa diskrimin, shtetformim e jo margjinalizim, zhvillim ekonomik për të krijuar mirëqenie e jo bixhoz, llotari e fajdexhi”.

Gashi duke falënderuar diasporën për kontributin e vazhdueshëm është zotuar se do të formoj Këshillin Kombëtar të Diasporës Shqiptare me përfaqësues nga të gjitha subjektet politike shqiptare nga të gjitha trojet.

“Ky këshill do ta evidentojë potencialin ekonomik të mërgatës shqiptare dhe do ta lidhë atë me vendlindjen në formën e investimeve e të pjesëmarrjes politike”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, shqiptarët nuk do të jenë më vetëm përqindje simbolike në institucionet publike. Prandaj do ta kenë fuqinë për të bërë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore që i hapin rrugë krijimit të kushteve më të mira për investimet e diasporës.

Related posts

Izet Mexhiti nga Tetova: Ali Ahmeti të braktisën shokët e luftës sepse heshte kur u vra Hariun Aliu, për Enciklopedinë, për Shkupi 2014, për Lagjen e Trimave, Monstra e Alfa…

Redaksia

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Redaksia

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky