Agjencia Zhurnal.mk.

“Kriminell”, kënga më e re nga Donna Dafi

Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

E veçanta e projektit të sapo publikuar “Kriminell” është se teksti dhe videoklipi janë të lidhur saqë nuk kuptohet mesazhi i këngës pa njëri-tjetrin.

Në këtë këngë, Donna Dafi, nëpërmjet imazheve dhe fjalës artistike, e paraqet mentalitetin patriarkal të atyre meshkujve që abuzojnë me bashkëshortet e tyre, ndërsa prapaskena tjetër tregon se si këta meshkuj, derisa të arrijnë t’ua vjedhin zemrat këtyre grave, bëhen engjëj. Këta meshkuj, këngëtarja Donna Dafi i quan kriminelë.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Përmes kësaj kënge, artistja Donna Dafi bën thirrje njëherë e përgjithmonë ndalimin e këtij fenomeni dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Ky projekt me ndërlidhje ndërkulturore, afro – gjermane, është duke e fascinuar audiencën botërore. Kënga është realizuar me një kast profesional të artistëve në Gjermani dhe këndohet në gjuhën gjermane.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky