Agjencia Zhurnal.mk.

Kriza energjitike godet industrinë e qumështit

Greqia është një tjetër shtet i Eurozonës që po vuan pasojat e krizës energjetike, e cila ka prodhuar një efekt zinxhir duke goditur shumë sektor të ekonomisë, siç është edhe ai i prodhimit të qumështit.

Fermerët ankohen se bagëtitë e tyre nuk po marrin ushqimin e duhur për shkak të rritjes së çmimit në produktet ushqimore. Sipas tyre rritja e çmimit të energjisë ka shtuar kostot edhe në prodhimin e ushqimit dhe paketimmeve të produkteve të qumështit.

Shumica e fermerëve tanimë po zgjedhin që t’i therrin kafshët e tyre për të përfituar prej tyre mishin dhe nuk po i mbajnë ato për prodhimin e qumështit.

Gazeta greke “Kathimerini” duke cituar burime zyrtare shkruan se prodhimi i qumështit të lopës ka rënë në 6-mujorin e parë të këtij viti me 4.26% krahasuar me 6-mujorshin e parë të vitit të kaluar.

Edhe çmimi i prodhimit të qumështit të lopës ka pësuar një rritje me 34% .

Në Qershorin e vitit 2021 një litër qumësht lope prodhohej për vlerën e 38 centëve ndërsa në Qershorin e këtij viti kostoja e prodhimit arriti në nivelin e 51 centëve. 

Sipas autoritetit të statistikave në Greqi, çmimi i qumështit është rritur 10,55% që nga fillimi i vitit 2022 dhe 15,1% nga viti në vit.

Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e nënprodukteve të qumështit, siç janë djathërat që janë rritur mesatarisht 15% deri në 19%, ndërsa kosi është 7% më i lartë se në fillim të vitit 2022.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky