Shkup, 12 prill – Kjo periudhë e vitit karakterizohet me rritjen e temperaturave dhe shënimin e festave të pashkëve, që do të thotë se është rritur lëvizja e këmbësorëve, ndërsa është rritur edhe numri i automjeteve që shkojnë në destinacionet e fundjavës ose në udhëtime më të gjata. Pikërisht për këtë arsye, në muajin prill, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë nga Shkupi, realizojnë fushatë për sigurinë e këmbësorëve me moton “Edhe unë edhe ti – të gjithë jemi këmbësorë”.
Qëllimi i fushatës, siç informojnë nga KRSKRR, është ndërgjegjësimi i këmbësorëve për rreziqet me të cilat mund të përballen në komunikacion, si dhe për përmirësimin e sigurisë së tyre.
“Fushata do të realizohet në më shumë vendbanime në mbarë vendin dhe do të zbatohet përmes aktiviteteve parandaluese dhe edukative në komunikim të drejtpërdrejtë me këmbësorët dhe shoferët për të ndërtuar zakone të drejta të komunikacionit dhe sjellje etike të të gjitha kategorive të pjesëmarrësve në komunikacion” thonë nga KRSKRR-ja.
Këmbësorët, siç theksojnë nga KRSKRR-ja, duhet të dinë se janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe se duhet detyrimisht t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Nga KRSKRR–ja theksojnë se këmbësorët, ashtu si shoferët, shpesh janë viktima në aksidentet e komunikacionit. Sipas të dhënave statistikore në RMV, në tre vitet e fundit, 15-25 për qind të e numrit të përgjithshëm të personave të vdekur në aksidentet e komunikacionit janë këmbësorë, përkatësisht 20 deri 25 këmbësorë kanë humbur jetën në aksidentet e komunikacionit.
“Statistika e tillë tregon se është e domosdoshme të merren masa parandaluese për të rritur sigurinë e këmbësorëve në komunikacion, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e këmbësorëve dhe shoferëve për respektimin e rregullave të komunikacionit dhe për pjesëmarrjen e ndërgjegjshme në komunikacion, sepse siguria e këmbësorëve dhe shoferëve duhet të jetë kujdes i përbashkët” thonë nga KRSKRR-ja.
Prandaj, nga KRSKRR-ja këmbësorëve u rekomandojmë të kalojnë rrugën vetëm në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve ose në udhëkryq, të lëvizin në trotuar ose në shteg në vend të rrugës, edhe atë të kthyer drejt komunikacionit nëse trotuari ose shtegu nuk janë të disponueshëm, të realizojnë kontakt me sy me shoferin e automjetit që vjen drejt jush,
të respektojnë sinjalizimin e komunikacionit për këmbësorët, por gjithmonë të kenë parasysh edhe sinjalizimin për shoferët, të mbajnë ngjyrë të ndritshme ose reflektuese kur kaloni në vendkalimin e këmbësorëve gjatë natës, të mos përdorin telefon celular ose kufje derisa kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve.
“Respektoni rregullat e komunikacionit. Kaloni me kujdes dhe në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve. Siguria edhe e këmbësorëve edhe e shoferëve le të jetë kujdes i përbashkët!”, bën apel KRSKRR në kumtesën e sotme.