Agjencia Zhurnal.mk.

Krusheva atraktive për vizitorët, bora e vazhdon sezonin dimëror

Krushevë, 27 janar – Komuna e Krushevës e kënaqur nga vijimi i sezonit dimëror dhe vizitueshmëria e qytetit. Edhe pse në fillim të sezonit dhe për festa nuk kishte borë, megjithatë kapacitetet edhe në akomomdimin hotelierik edhe në atë privat kanë qenë plotësisht të mbushura. Bora e re akoma më shumë e ka rritur interesin e vizitorëve këtë dimër të jetë në Krushevë.   

“Krusheva mbetet një destinacion tërheqës. Shfrytëzimi i kapaciteteve është mbi 90 për qind. Edhe pse nuk kishte borë për festat dhe pushimet dimërore, megjithatë janë kërkuar më tepër shtretër dhe mundësi për të qëndruar në Krushevë. Bora e re është e mirëseardhur. Mund të përdoret parku i  aventurës, vendpushimi i skive, teleferiku. Vizitorët kanë paralajmëruar të vijnë, por edhe ekipet sportive. Përveç kësaj, është promovuar biatroli, si sport dhe disiplinë olimpike në shkollën fillore të Krushevës “Nikola Karev”, dhe ka interesim tek të rinjtë. Natyrisht, si vetëqeverisje lokale duhet të punojmë vazhdimisht në pasurimin e ofertës, sepse Krusheva është atraktive në të katër stinët”, thotë Tome Hristoski, kryetar i Krushevës.

Edhe hotelierët i gëzonhen borës së re.

Cilësia e shërbimeve është e mirë sipas kërkesës së vizitorëve dhe standardeve thonë nga shoqata “Fil Krushevë”. Është i domosdoshëm zgjerimi i kapaciteteve për akomodim që i ofron qyteti. Momentalisht Krusheva disponon me rreth 1000 shtretër në akomodim hotelierik dhe privat.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky