Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri finlandez: Rusia po përgatitet për një luftë të zgjatur

Rusia po përgatitet për një luftë të zgjatur dhe rezistenca ndaj agresionit të saj është “sfida kryesore” e gjeneratës, tha të mërkurën në Parlamentin Evropian kryeministri finlandez, Petteri Orpo.

Kryeministri i Finlandës, një vend që ndan më shumë se 1300 kilometra kufi me Rusinë, tha në seancën plenare në Strasburg se agresioni rus kundër Ukrainës është një “kujtues i fortë” i brishtësisë së paqes në Evropë, se ai kërcënon vetë themelet e Bashkimit Evropian dhe është një “sfidë kyçe” e kësaj gjeneratë të lidershipit europian.

“Rusia po përgatitet qartë për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, tha Orpo, kryeministri i qeverisë finlandeze, e cila konsiderohet më e djathta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, “Rusia nuk është e pathyeshme”, shtoi ish-ministri i Brendshëm, Bujqësia dhe Financat.

Në prill, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s dhe Orpo theksoi se ky vendim nuk u mor “lehtë” dhe se ishte një sinjal i qartë i përkushtimit të Helsinkit për sigurinë e kontinentit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky