Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Ukrainë për bisedime me Zelenskyn

Kryeministri i Spanjës ka mbërritur në Ukrainë për bisedime me Volodymyr Zelensky.

Pedro Sanchez ndau një video të tij duke mbërritur në Kiev.

“Kthehem në Kiev një vit pas fillimit të luftës. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe popullit të saj derisa paqja të kthehet në Evropë”, ka shkruar ai.

Vizita e Sanchez vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden premtoi 500 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën gjatë një vizite të papritur në kryeqytetin e këtij vendi të hënën.

Të martën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri gjithashtu një vizitë Zelenskyt, ku u zotua të vazhdojë t’i ofrojë atij mbështetje. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky