Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri Kurti i dha lamtumirën e fundit babait të Enver Zymberit

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Muharrem Zymberi, i cili ishte edhe veteran lufte dhe i burgosur politik, u kujtua nga Kurti si njeri i dashur, bujar, punëtor, i guximshëm e i qëndrueshëm.

“Në burg ishte i pathyeshëm dhe të gjithë që e kanë njohur, kanë marrë forcë prej tij. Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, tha kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik, në Burgun e Pozharevcit.

Ai tha se janë pikërisht njerëzit si Muharrem Zymberi, që e shtyjnë përpara edhe shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar. Pra patriot të devotshëm, njerëz, të cilët japin gjithçka për vendin e vetë e nuk kërkojnë asgjë prej tij.

“Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, tha mes tjerash Kurti.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky