Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Takimi i sotëm rastisi të jetë në përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri.

Përgjatë takimit, folën edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. U veçua ajo mbi lejeqëndrimet, e cila po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec – Krushevë, kurse brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar. Këto tri marrëveshje hapin një kapitull të ri pozitiv të bashkëpunimit e afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky