Shkup, 1 mars – Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili qëndron për vizitë disaditëshe në SHBA, gjatë ditës së djeshme, e vizitoi Pentagonin ku mbajti disa takime pune me udhëheqës të lartë ushtarak të komandës më të lartë ushtarake në SHBA, kumtoi SHM e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjenerali Gjurçinovski, i shoqëruar nga komandanti i Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, së pari realizoi takim me kryeshefin e Zyrës së Gardës nacionale të SHBA-së, gjeneralin Daniel Hokanson.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin të cilin Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut e realizon me Gardën Nacionale të Vermontit në suaza të Programit të partneritetit për bashkëpunim, e cila ka vlerë të madhe në nivelin e arritur të ndërveprueshmërisë gjatë anëtarësimit tonë në NATO dhe në bazë të së cilës deri tani janë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta.
Delegacioni realizoi takime edhe me drejtorin e Drejtorisë për Mbështetje Ushtarake të Institucioneve Civile, Dir Hirsh, si dhe me udhëheqës të Repartit për Strategji, Politika dhe Planifikim në Shtabin e Bashkuar në Pentagon.