Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Samitin e tretë të diasporës në Tiranë

Shkup, 23 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot do të marrë pjesë në Samitin e tretë të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë.

Xhaferi, siç është paralajmëruar, do të flasë para të pranishmëve në Sesionin plenar, ndërsa në Samit do të marrin pjesë burrështetas dhe liderë politik nga vendi, Shqipëria, Kosova, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga Evropa dhe më gjerë.

“Samiti është eveniment nacional i cili ka tendencë të shndërrohet në eveniment tradicional, me qëllim që bashkërisht të diskutohen ide, projekte dhe vizione për bashkëpunim të gjithanshëm në favor të shteteve në Rajon të cilat ballafaqohen me sfidat e të sotmes, a në kontekst të zhvillimeve rajonale të kontinentit dhe më gjerë, të udhëhequr nga ideja se diaspora shqiptare, kudo që të jetojë dhe punojë, parimisht është vlerë kulturore, aset i paçmuar për vendet tona dhe potencial shumë i madh për përparim të gjithanshëm kombëtar”, kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky