Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla do të jetë prezente në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit për herë të dytë.

Kështu u bë me dije edhe nga presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

“Kemi nderin që ta mirëpresim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani”.

Edicioni i dytë i këtij forumi do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës, nga 15 prilli deri më 16 prill.

Kemi nderin që ta mirëpresim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila i bashkohet…

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Friday, April 12, 2024

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky