Agjencia Zhurnal.mk.

KSHPK-ja përsëri do të diskutojë mbi ankesën e Slijanovska – Davkovës për shkeljen e rregullave zgjedhore

Shkup, 19 prill – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancë përsëri do të diskutojë mbi ankesën e kandidates për presidente Gordana Siljanovska – Davkova në lidhje me provimin në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik (AGJPP), “Pavel Shatev” gjatë kohës së procesit parazgjedhor.

Ankesa e Siljanovska – Davkovës fillimisht është mbështetur nga KSHPK me arsyetimin se me dyshimet e ngritura për shkeljen e dispozitave të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Kodit zgjedhor, pas së cilës Akademia ka ngritur kallëzim, më 13 prill është shqyrtuar dhe pranuar nga Gjykata administrative. Pas pranimit të ankesës së AGjPP nga ana e Gjykatës administrative, ankesa është kthyer në KSHPK në procedurë të sërishme.

Sipas ankesës së Siljanovska – Davkovës të dorëzuar më 6 prill në KSHPK, AGJPP në kundërshtim me Kodin zgjedhor vendos marrëdhënie pune me kandidatët që vijojnë trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë publikë. Në arsyetimin e ankesës, shkruhet se Akademia në janar të vitit 2023 ka publikuar konkurs për pranimin e 130 trajnuesve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm dhe pas testeve të kryera për gjuhë të huaj, testin psikologjik dhe testin për integritet me 29 mars të vitit 2024 ka publikuar rezultatet e testit kualifikues.

“Në këtë test testohen nga 299 persona, gjë që tregon qartë se procedura për lidhjen e marrëdhënies së punës ka filluar dhe nuk është lënë pezull, me çka AGJPP në mënyrë flagrante shkel Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt të interesit dhe Kodit zgjedhor”, shkruan në ankesën e Siljanovska – Davkovës.

Drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber – Damjanovska në seancën e KSHPK-së me 10 prill tha se procesi i testimit të trajnuesve për gjyqtarë dhe prokurorë publik ka filluar në janar të vitit 2023 dhe është ende në vijim.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky