Kumanovë, 6 prill – Një kumanovar ka gjetur dy predha të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi sot policia e Kumanovës.
“Dje në orën 14:15 në SPB Kumanovë, Z.D (49) ka lajmëruar se në rrugën ‘Zhelezniçka’ ka gjetur dy predha të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore me kalibër 75 mm”, ka informuar policia.
Ekip nga SPB Kumanovë ka kryer mbikëqyrje, ndërsa predhat në mënyrë të sigurt janë larguar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për procedurë të mëtejme.