Agjencia Zhurnal.mk.

Kundërofensiva ukrainase, raportohet për një të vrarë në Rusi

Një civil është vrarë në një fshat kufitar rus të martën nga granatimet ukrainase, sipas guvernatorit të rajonit rus Belgorod.

Ky rajon perëndimor ka përjetuar sulme të vazhdueshme ukrainase në muajt e fundit, dhe në maj ishte skenë e një sulmi të papritur nga luftëtarët e mbështetur nga Kievi.

“Si pasojë e granatimeve të vazhdueshme në fshatin Kozinka në rrethinën Graivoron, një banor civil u vra”, tha guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.

Ai tha se viktima vdiq në vendin e ngjarjes, para se të mbërrinte ambulanca.

Gladkov tha se një grua u plagos në sulm, po ashtu, dhe u shtrua në spital.

Graivoron ishte skenë e një inkursioni kufitar në pranverë, kur Moska njoftoi se kishte nisur një “operacion kundër terrorizmit”, dhe kishte dërguar helikopterë dhe artileri për t’i larguar luftëtarët që e kishin kaluar kufirin nga Ukraina.

Për këtë sulm përgjegjësinë e mori një grup rus nacionalist anti-Kremlin.

Rajonet ruse në kufi me Ukrainën janë përballur me sulme të intensifikuara këtë verë, qëkur Kievi u zotua në korrik se “lufta po kthehet në Rusi”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky