Agjencia Zhurnal.mk.

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit, Gjilanit dhe Dukagjinit në garat evropiane

Sot (e martë) do të hidhet shorti për raundet e para kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës, ku tri skuadra nga Kosova do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre.

Kampioni i Kosovës në edicionin 2022/23, Ballkani do ta mësojë sot kundërshtarin e rundit të parë kualifikues në shortin që do të hidhet nga ora 14:00 në selinë e UEFA-s.

Therandasit tashmë dinë kundërshtarët e tyre të mundshëm dhe përveç njërit, skuadrat tjera nuk janë aspak të lehta, së paku në letër.

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në raundin e parë kualifikues janë: Zalgiris (Lituani), Shamrock Rovers (Irlandë), Ferencvaros (Hungari), Neë Saints (Uells) dhe Ludogorets (Bullgari).

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.

🏆𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐂𝐇𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐒 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄⚡️𝑹𝒊𝒗𝒂𝒍𝒆̈𝒕 𝒆 𝒎𝒖𝒏𝒅𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒆̈ 𝒓𝒂𝒖𝒏𝒅𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒌𝒖𝒂𝒍𝒊𝒇𝒊𝒌𝒖𝒆𝒔!! ⏳Shorti hidhet sot në ora 14:00!!❓Me kë dëshironi të na shihni përballë? #UCL #UCLdraw #FCBallkani #KrenariaeQytetit

Posted by FC Ballkani on Tuesday, June 20, 2023

Përveç Ballkanit, sot kundërshtarët do t’i mësojnë edhe Gjilani dhe Dukagjini, në shortin që do të tërhiqet nga ora 15:00 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit janë Linfield (Irlandë e Veriut), Dundalk (Irlandë), CQN (Uells), Process (Luksensburg) dhe Inter d’Escaldes (Andorra).

Kundërshtarët e mundshëm të Dukagjinit janë: Diddeleng (Luksenburg), Shkupi (Maqedoni e Veriut), Torshavn (Ishujt Faroe), Gzira Utd (Malta) dhe Santa Coloma (Andorra).

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik.

Në anën tjetër, Drita pritet ta mësoj nesër kundërshtarin, pasi i fillon garat nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky