Agjencia Zhurnal.mk.

Kuo: Kërkesë e lartë për modelin iPhone 15 Pro Max – por, dërgesat janë shtyrë për muajin nëntor në disa rajone

iPhone 15 Pro Max – modeli më i mirë i Apple i lansuar në eventin “Wonderlust” – po sheh një kërkesë të fuqishme kur para-porositë u hapën më 15 shtator, sipas analistit Ming-Chi Kuo.

Këtë vit, modeli Pro Max përmban një kamerë më të avancuar telefoto me mbështetje të përmirësuar të zmadhimit optik, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, analisti thekson se sfidat e prodhimit të iPhone 15 Pro Max janë “më të theksuara” në krahasim me modelet e tjera, edhe pse dërgesat për këtë model janë shtyrë për në nëntor në disa rajone.

Kuo deklaron në një postim në Medium tha se kërkesa për iPhone 15 Pro Max të ri është “shumë e lartë” dhe më e lartë se për iPhone 14 Pro Max që u lansua nga kompania në vitin e kaluar.

Sidoqoftë, kërkesa për modelin iPhone 15 Pro është më e dobët se paraardhësi i tij dhe analisti sugjeron se kjo është për shkak se më shumë klientë janë të interesuar për iPhone 15 Pro Max këtë vit.

Ndryshe nga iPhone 15 Pro, modelet e rregullta iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus të kompanisë Cubertino po shohin kërkesë që është “afërsisht në të njëjtin nivel” me celularët e lançuar nga Apple vitin e kaluar, sipas Kuo.

Këtë vit, Apple prezantoi disa ndryshime të dukshme në modelet e iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, duke përfshirë Dynamic Island të kompanisë dhe një kamerë parësore 48 megapikselë që erdhi me modelet iPhone 14 Pro vitin e kaluar. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky