Agjencia Zhurnal.mk.

Kur 9500 të rijnë largohen brenda vitit, vendi shkon drejt kolapsit!

Shkup, 30 mars – Maqedonia e Veriut është me një situatë të jo të përshtatshme, pasi kemi ikje masive të qytetarëve, posaçërisht atyre shqiptarë. Në vazhdimësi është folur për ikjen e të rinjve por asnjëherë nuk u morën masa për të parandaluar këtë ikje. Nevoja për fuqi të huaj punëtore është përgjigja më e mirë e heshtjes së politikbërësit kur të rinjtë e vendit kërkonin ndihmë ata anashkaloheshin dhe nuk përfilleshin fare, tani të kërkojnë punëtorë të huaj sepse nuk ua ditën vlerën punëtorëve vendas. Mes tjerash të gjithë qytetarët që kanë migruar në Perëndim nga Maqedonia e Veriut atje janë të punësuar dhe stabilizuar, gjë që dëshmon se të gjithë kanë dashur punë dhe janë të aftë të punojnë. Por, ajo që nevojitej si sensibilizim dhe krijim i kushteve të duhura për të jetuar, këtë nuk e bënë institucionet e vendit. E kjo situatë nuk është krijuar papritmas e as nuk ka ardhur befasisht, por jemi në këtë gjendje si pasojë e situatës së rënduar gradualisht dhe heshtjes kolektive përballë fenomeneve të këqija, shkruan Zhurnal.

Në vit 9.500 të rinj largohen nga Maqedonia e Veriut –

Si të bëjmë që të mos largohen të rinjtë është problemi kryesor, ndërsa problem dhe sfidë më e madhe është se si t’i kthejmë ata që tashmë janë larguar. Sipas të dhënave të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, mbi 9500 të rinj largohen nga vendi në nivel vjetor, që është e dhënë zhgënjyese. Por ka edhe të tillë që kanë vendosur të kthehen pasi që kanë mbaruar studimet në vendet e huaja.

Sipas një ankete të realizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport në RMV, e realizuar nga periudha janar-mars 2022, çdo i treti i ri do që ta lëshojë vendin pas mbarimit të shkollimit. Si arsye kryesore llogariten, mos pasja e mundësive të barabarta, mungesa e drejtësisë, nepotizimi, si dhe mungesa e arsimit cilësorë në të gjitha nivelet etj.

Rinia nuk po largohet vetëm për shkak të papunësisë dhe kushteve ekonomike, arsye të tjera për largimin e rinisë nga vendi janë edhe shumë të tjera duke filluar nga mungesa e një arsyeje të vetme pse të qëndrojnë. Në vendin që rastet montohen, persona të pafajshëm viktimizohen, padrejtësi në organet e drejtësisë, institucione arsimore të mbushura me njerëz të pa arsimuar, spitale që edhe vizitorët e pacientëve sëmuren e lëre më të sëmurit që shpresat e shërimit i kanë te lutjet lartë në qiell…!

Këto dhe shumë faktorë të tjerë dëshmojnë se rinia nuk po largohet por po dëbohet nga mungesa e funksionimit normal të një shteti ashtu si duhet, dhe personave të dëbuar nuk u kërkohet llogari për mos qëndrimin e tyre në vendin e dëbimit.

Pritja më shpresë dhënëse për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut është shndërruar pritja e terminit për të marrë viza për të shkuar në vendet evropiane, sidomos në Gjermani. Se të rinjtë e vendit tonë e duan punën dhe duan të punojnë është fakt i pa mohueshëm, përndryshe nuk do të arrinin të mbijetonin në shtetet evropiane aty ku puna është primare. Pra, ajo që u mungon të rinjve është një punë e sigurt për të pasur një mirëqenie sociale.

Por, si duket të rinjtë po preferojnë më mirë të presin para ambasadës gjermane se sa të presin që do të bëhet mirë në këtë vend, fundja kjo pritja para ambasadës është pritje afat shkurtër që pastaj ofron zgjidhje afatgjate e ndryshim drastik në mënyrën e jetesës dhe funksionimit.

Dëbojnë qytetarët e tyre pastaj kërkojnë punëtorë të huaj –

Ky është përkufizimi më i saktë i gjendjes reale katastrfoale në Maqedoninë e Veriut për sa i përket zhvillimit ekonomik, dhe stabilitetit të fuqisë punëtore në vend. Sikurse politikbërësit ta kishin menduar e parashikuar në kohë këtë situatë të që mund të vjen si pasojë e mos brengosjes së tyre, kjo situatë nuk do të kishte ardhur, dhe vendi do të kishte fuqi punëtore të mjaftueshme. Mungesa e hartimit të politikave të mirëfillta për të joshur të rinjtë me tregun e punës në vend ka detyruar të rinjtë të kërkojnë këtë mundësi larg vendit të tyre.

Megjithatë, në asnjë formë nuk duhet lejuar që politikanë të justifikohen me atë që të rinjtë po e lëshojnë vendin dhe migrimi është trend. Sepse, në vendin tonë qytetarët që migrojnë janë kryesisht shqiptarët dhe kjo u dëshmua edhe në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë, që numri më i madh shqiptarëve jetonin në diasporë. E kjo krejt si pasojë e diskriminimit në vazhdimësi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. E tani kur nuk ia dinë vlerën qytetarëve të tyre të presin e të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, përndryshe këto qytetarë që e kanë lënë vendin po punojnë në vendet ku kanë migruar pa ndalë, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë me fuqi punëtore shumë produktive ka humbur vendi ynë.  /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky