Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Adem Jashari është emri i përveçëm me të cilin mund ti referohemi lirisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26-vjetorin e nisjes së Epopesë së UÇK-së në Prekaz, ka thënë se liria për të cilin luftoi komandanti Adem Jashari, sot është bërë në një vend ku sundon ligji, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se komandanti Adem Jashari, është emri i përveçëm me të cilin mund ti referohemi lirisë sonë.

“Çdo vit Kuvendi i Kosovës mblidhet për ta nderuar familjen Jashari në ndër të 5, 6 dhe 7 marsit. Më 6 mars 1999 manifestimi qe ka nisur qysh në zjarrin e luftës ka zënë vend ndër vite. E kjo përmbledhur një trashëgimi te madhe kulturore atdhetare e politike që përmes saj po forcohet edhe shteti ynë sidomos që nga lidhja e Prizrenit. Me të vërtete rezistenca e familjes Jashari është unike, produkt i natyrshëm i atyre që sollën organizimin e kryengritjeve të perandorisë osmane e regjimit serb. Liria për të cilin luftoi Adem Jashari sot është bërë në një vend ku sundon ligji. Liria ishte kusht i jetës e që u bë kusht i vdekjes së tij. Adem Jashari është emri i  përveçëm me të cilin mund ti referohemi lirisë sonë, lavdi”, ka thënë ai.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky