Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti gjatë homazheve në Qyshk: Qëllimi i Serbisë në Kosovë ka qenë shfarosja e shqiptarëve

Në 25 vjetorin e masakrës në Qyshk, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te pllaka përkujtimore e ngritur në nderim të të vrarëve nga forcat e armatosura nga forcat e armatosura të Serbisë në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999.

Kurti tha se qëllimi i Serbisë në Kosovë ka qenë shfarosja e shqiptarëve.

“Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi. Për këto krime, dëbimin e civilëve shqiptarë, shkatërrimin e pronave, vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme. E drejtësia ka bërë hapa shumë të vegjël e të ngadaltë”, tha kryeministri Kurti.

“Ne kemi mbijetuar si popull dhe kemi qëndruar të fortë. Nga hiri i luftës jemi ngritur me jetën e re në liri. Së bashku çdo ditë po e forcojmë Republikën tonë, duke punuar me përkushtim e dashuri”, tha tutje kryeministri Kurti.

Ai tha se çdo 14 maj përkujtojmë martirët e Qyshkut dhe të fshatrave përreth.

Gjatë periudhës 25 mars – 14 maj 1999, në Qyshk janë vrarë 44 persona. Më i riu ishte 18 vjeç, e më i moshuari 91 vjeç. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky