Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti takohet me Jovanoviq, diskutojnë për rolin e romëve në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Zeljko Jovanoviq, drejtor i organizatës Open Society Roma për Evropë, në kuadër të Open Society Foundations. Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe gjendjen e komunitetit rom në Kosovë.

“Në kuadër të diskutimit, janë theksuar masat e nevojshme edhe në kuadër të Planit të Rritjes që stimulojnë punësimin, themelimin e bizneseve mikro, të vogla e të mesme si dhe trajnimet profesionale të këtij komuniteti në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në fund u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit rom në Regjistrimin e Popullsisë që fillon në prill, proces ky thelbësor për planifikimin e duhur të politikave për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky