Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti takon guvernatorin e Massachusetts, i bën thirrje për të investuar në Kosovë

Gjatë vizitës në Massachusetts, kryeministri Albin Kurti është pritur në takim nga guvernatori Charles Baker.

Sipas njoftimit, Kurti ka folur për mundësitë për investime në Kosovë. “Rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ai theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70 për qind e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në SHBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë.

Si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë, kryeministri Kurti përmendi edhe pozitën e favorshme gjeografike dhe kulturore, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit, etj.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky